Rregullorja
Neni 1 – Organizator
IHRFFA (International Human Rights Film Festival Albania) në bashkëpunim me Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisjes (COD), organizojnë konkursin video për të rritur ndërgjegjësimin e brezave të rinj lidhur me të drejtat e njeriut. Nxënësit dhe studentët shqiptarë janë të ftuar të shprehen artistikisht përmes imazhit dhe tingullit mbi një temë të caktuar.
Neni 2 – Forma dhe përmbajtja
Anëtarët e jurisë do të zgjedhin 3 filma të shkurtër më të mirë përmes videove të dërguara. Çdo nxënës dhe studentduhet të xhirojnë një video deri në 2 minuta në një nga temat:
– Të Drejtat e Grave,
– Të Drejtat e Fëmijeve.
Neni 3 – Pjesëmarrja
Neni 4 – Metodat e realizimit
Pjesëmarrësi duhet të realizojë një video me një kohëzgjatje maksimale prej 2 minutash, e cila në mënyrë të domosdoshme duhet të xhirohet me një celular ose tabletë. Video mund të montohet brenda ose jashtë telefonit.
Videot pa montazh gjithashtu pranohen.
Efektet vizuale mund të shtohen në post-produksion. Pjesëmarrësi është i ftuar të respektojë formatet e mëposhtme të videove: .MP4 ose .MOV.
Videot duhet të jenë punë origjinale të aplikantit. Kolazh foto/video të marra nga internet pa tëdrejtat e shfrytëzimit do përjashtohen automatikisht nga konkursi.
Mbajeni smartphone/tableta horizontalisht
Neni 5 – Si të merrni pjesë
○ Datat e konkurimit – Deri më 23 Shtator
- Shpallja e fituesit – 24 Shtator ora 17:00
- Publikim online të 3 videot më të mira në platformat e IHRFFA-së – nga data 25 Shtator 2021
Deri me 23 Shtator, pjesëmarrësi do të ngarkojë videon e tij në faqen e internetit të organizatorit COD, në hapësirën përkatëse, duke plotësuar të dhënat e identifikimit (emri, mbiemri, datëlindje, vendbanimi, adresa e-mail, numër celulari).
Çdo pjesëmarrës që i ka dërguar një video organizatorit pa qenë autor i saj, do të skualifikohet dhe video e tij do të shpallet të pavlefshme. Videoja e paraqitur nga pjesëmarrësi duhet të jetë krijim personal dhe duhet të jetë realizuar nga vetë pjesëmarrësi
Neni 6 – Procesi i përzgjedhjes
Përbërja e jurisë është lënë në kujdesin e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, pa asnjë kufizim në numrin e anëtarëve të jurisë. Një juri e përbërë nga personalitete vendase dhe profesionistë të filmit do të bëjë një përzgjedhje të tre filmave më të mirë të shkurtër.
Çdo pjesëmarrës mund të konkurojë vetëm me një video.
Pjesëmarrësve do të gjykohen në disa kritere: trajtimi i temës, ndërtimi, origjinaliteti dhe cilësia teknike.
Neni 7 – Çmimi i konkursit
Juria do të përzgjedhë filmat më të mirë të shkurtër dhe do t’u japë fituesve një çmim. Çmimi i parë fitues i konkursit, është një stazh në COD për një periudhë prej 3 (tre) muaj.
Shpallja e fituesve do të organizohet gjatë festivalit IHRFFA, dhe tre videot më të mira do të publikohen në faqen YouTube të Festivalit.
Neni 8 – Autorizimet dhe përgjegjësitë
Pjesëmarrësit i japin organizatorit (pa shpërblim dhe jo ekskluzivisht), të drejtën për të publikuar emrat, mbiemrat, qytetin e vendbanimit, në çdo medium dhe nga çdo proces i njohur dhe / ose i panjohur deri më tani (përfshirë rrjetet sociale, faqet e internetit, shtypin dhe televizionin) në kuadër të IHRFFA, pa kufizuar numrin e riprodhimeve dhe/ose transmetimet e figurës së pjesëmarrësit, në të gjithë botën dhe për një periudhë 3 vjeçare nga regjistrimi i tyre në konkurs.
Pjesëmarrësit gjithashtu i japin organizatorit (pa shpërblim dhe jo ekskluzivisht), të drejtën për të riprodhuar dhe transmetuar videot e tyre në tërësi ose në ekstrakte, të shoqëruara ose jo me programe të tjera audiovizuale, në baza institucionale, promovuese ose tregtare, në të gjithë botën dhe për një periudhë 3 vjeçare nga hyrja e tyre në konkurs.
Organizatori në asnjë mënyrë nuk mban përgjegjësi për shkeljen e të drejtave të pjesëmarrësve nga palët e treta.
Organizatori gjithashtu nuk mban përgjegjësi për humbjen e videove ose zhdukjen e tyre për shkak të ngjarjeve dhe forcave madhore ose veprimeve të një pale të tretë.
Neni 9 – Pajtueshmëria me rregullat
Pjesëmarrja në këtë konkurs nënkupton pajtimin e plotë të konkurentëve për pranimin e këtyre rregullave dhe vendimeve në lidhje me çdo aspekt të këtij konkursi, i cili do të jetë përfundimtar dhe detyrues. Mosrespektimi i këtyre rregullave do të rezultojë në anulimin e kërkesës.
Për çdo kërkesë informacioni : info@ihrffa.net