Një zonë industriale në një qytet të vogël mbi lumin Drin. Lumi që ndan Bosnjën me Serbinë dhe që kalon duke rrjedhur me një histori të përgjakshme që mbart në vete. Një mëngjes, një grup punëtorësh në fabrikën e eksplozivëve pushohen nga puna. Ndërsa disa prej tyre përgatiten për grevë, protagonisti i pakënaqur dhe i dëshpëruar VELIDI (29 vjeç) endet nëpër qytetin e vogël. Velidi pikaset nga dy regjisorë të rinj, një vendas dhe një perëndimor, të cilët janë duke xhiruar një film për Bosnje dhe Hercegovinën. Regjisorët janë të magjepsur nga fytyra e Velidit dhe Velidi pranon të japë një intervistë. Në xhirime e sipër, situata bëhet edhe më poshtëruese për Velidin. Përgjigjen e kërkon nga lumi Drin.