Filmi “Atlasi i Zhdukjes” ndjek tre të afërm të të zhdukurve, teksa ndërmarrin një udhëtim të gjatë dhe të komplikuar për të rikthyer eshtrat e të dashurve të tyre, duke u përballur me pengesa burokratik, ligjore dje sociale që vijojnë prej dekadash në Spanjën e pas Luftës Civile. Midis viteve 1959 dhe 1981, regjimi i Frankos e mbikqyri në heshtje zhvarrimin dhe transportin e më shumë se 33.000 trupave nga më shumë se 500 varre masive në gjithë Spanjën për në Luginën e të Rënëve të Luftës, mauzoleun monumental të ndërtuar për të glorifikuar fitoren e fashizmit. Bazuar në hulumtimet e regjisorit Manuel Correa-s në bashkëpunim me Forensic Architecture, filmi përdor harta dixhitale, arkivat qytetare dhe teknologjinë mjeko- ligjore për të rindërtuar atë që harresa tentoi ta fshinte dhe zbulon sesi familjet kanë mbrojtur gjurmët delikate të të zhdukurve.



