10 sekonda mund ta riformojnë një botë përgjithmonë.
I vendosur në kohën e tërmetit Jiji të vitit 1999, në Tajvan, ky dokumentar i animuar rindërton një kujtim familjar të fragmentarizuar përmes pikturave me bojëra dhe vaj.
Filmi është krijuar në letër aromatike, ceremoniale, “joss”, një material ritual i përdorur në Tajvan gjatë praktikave funebre. Imazhi ekziston në një sipërfaqe të destinuar për tu zhdukur, ku kujtesa dhe fshirja jane të pandara.
Argjilë, qeramikë dhe bojëra të shtresëzuara zgjatojnë këtë qasje materiale, duke formuar një fushë të brishtë vizuale të mbijetesës, humbjes dhe heshtjes.
Një meditim mbi katastrofën, si diçka që mbartet jo vetëm në kujtesë, por edhe vetë në materie.


