Kreditet hyrëse përshkruajnë premisën fillestare: kur është në pushime, një baba dhe fëmija i tij shkojnë për kalërim. Ndërsa kali i djalit rend, bie nga kali dhe babai këmbëngul që ai të hypë sërish mbi kalë dhe të vazhdojë, ndërsa femija qëndron shtrirë në tokë.
Me muzikën hipnotizuese- meditative në sfond spektatori sheh një triptik horizontal të përsëritur të filmimit: qiell, pyll, fushë – me qenie të gjalla, kafshë ose jo kafshë, në distancë. Ne shohim imazhe të edituara, negative filmi, të trupit muskuloz të një kali dhe trupin e njeriut, ndërsa lëvizje koreografike tërheqëse që duket sikur imitojnë njëra- tjetrën ngjasojnë me studimet mbi kuajt të bëra nga Muybridge dhe Katrina Daschner.
Përmes narrativës së marrëdhënieve të tij me babain dhe me kuajt, Ian Kaler zhvillon një teori autonome të proporcioneve të qenieve të ndjeshme kundrejt njëra- tjetrës, njeriut dhe natyrës dhe historisë së gjinive. Në këtë film- elegji të bukur, transformimi i marrëdhënieve mes sutorit si performues dhe kalit na shpërfaqet përmes një narracioni gjuhësor, por mbi të gjitha artistik dhe eksplorues, me një mënyrë preçize koreografike. Kaler ngre pyetje për trupin si arkivë, përtëritja e të cilit (sipas Julietta Singh) është ndoshta e mundur vetëm në formën e fiksionit, pasi dy trupat janë bashkuar në rrethana të reja: “Dhjetë vera pas dimrit unë filloj T-në, si një burrë adult vetë, i them vetes…” Dhe fundi i ri që tregohet ështe thjesht një prej shumë mundësive të mbylljeve. (Andrea B. Braidt)

