Dashuri- 22-Dashuri është një odë për dashurinë, artin dhe errësirën. Të krijuarit e artit është për regjisorin Kooijmans arsyeja e ekzistencës, e prapësëprapë ajo e çon drejt dëshpërimit të thellë. Pamjet e paredaktuara janë të papërballueshme, kur ai filmon veten gjatë zhytjes në gjendje psikoze. Por, mbi të gjitha, filmi është një letër dashurie kushtuar gruas së tij, e cila ka qenë për të drita në fund të tunelit për më shumë se 30 vite.
Dashuri- 22-Dashuri shfaq regjisorin më haptazi dhe të brishtë se kurrë ndonjëherë. Ai shkon më thellë se ç’kishte guxuar më parë, në një film personal që është deklaratë dashurie për vetë jetën.
Film i mbylljes





