“A më do” është një rrugëtim personal dhe aventuror mespërmes kujtesës audiovizuale të Lebanonit, e përbërë tërësisht nga materiale xhirimesh arkivore. Është një letër dashurie për Bejrutin, që shtrihet në 70 vite filmografi, televizion, video familjare dhe fotografi, duke analizuar psikën e popullit lebanez - e shenjuar nga lumturia dhe intimiteti, shkatërrimi dhe humbja. Përmes syve të qytetarëve, filmi rindërton një histori të fragmentarizuar të nje shteti pa arkivë kombëtare, që e shpalos aftësistë krijuese si rezistencë, rilindje dhe mënyrë për të ruajtur kujtesën.




