Liria e fjalës, demokracia dhe e drejta për të protestuar. Në Suedi, një seksion policor i veçantë përpiqet të sigurojë të drejtën e secilit për të shprehur mendimet e tyre- dhe janë të armatosur vetëm me fjalë. Një film magjepsës nga vija e parë e demokracisë dhe dilemave.
Policia e Dialogut është një seksioni veçantë, misioni i të cilit është të forcojë demokracinë dhe të sigurojë të drejtën e çdo qytetari për të thënë çfarë dëshiron. Të armatosur vetëm me fjalë dhe me një durim të pashoq! - Ana, Kejl, Xhimi, Erik, Nikol dhe Shemsi punojnë për të drejtën e fjalës së të tjerëve. Nga protestat anti- mulsimane tek aktivistët e mjedisit, që janë ngjitur në asfalt, ata ndërmjetësojnë mes pjesëmarrësve dhe organizatorëve dhe përpiqen tu shpjegojnë kalimtarëve pse çdokush ka të drejtë të ngrejë zërin në publik. Dhe jo çdokush e kupton, pse dikush mund të qëndrojë mbi një arkë birre dhe të ndajnë mendimet e tyre me botën- sidomos kur ata vetë nuk janë dakord apo ndihen të tallur. Dilemat janë pjesë e punës si polic i dialogut. Por në kohën kur dialogu demokratik është nën presion, përpjekja paradoksale për lirinë e shprehjes së të tjerëve është më urgjente se kurrë.
Forum në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Akademinë e Sigurisë, dhe me praninë e Regjisores, Susanna Edwards.



