Syri vigjilent tregon historinë e një vajze të re, që ka humbur njërin sy gjatë protestave të vitit 2022 në Iran, për shkak të një sulmi me armë nga forcat qeveritare. Tre vjet më pas, ajo refuzon të vendosë sy- protezë. Dokumentari përqendrohet në zgjedhjen e saj të vështirë: të vendosë sy-protezë dhe të kthejë fytyrën që kishte apo të jetojë me plagën, që e ktheu atë në një simbol politik.
Programi Edukim përmes kulturës, forum me nxënës të shkollës së mesme “Andon Zako Çajupi”.


