DIKUR KËTU

“Dikur këtu” integron gjuhën e filmit eksperimental, filmit- ese dhe kinemasë poetike. Regjisori ndërhyn përmes artit të performancës, duke zgjeruar veprimin fizik në imazh lëvizës. I strukturuar në tre kapituj, si një kinematografi polifonike, filmi është xhiruar ne Sheshin Qinghai në perëndim të Kinës.
Kapitulli i parë, Qarku Haiyan, na tregon regjisorin ndërsa ecën në gërmadhat e Fabrikës 221- baza e parë e kërkimit dhe montimit të armëve nukleare- me një paqyrë rrethore të integruar pas kokës së tij. Fjala "WHO" është shkruar me shkrim dore në sipërfaqen e saj. E ndërtuar në 1958 dhe e xjerrë jashtë përdorimit në 1987, fabrika shfaqet e fragmentarizuar: dritare të thyera, hekurudha të ndryshkura, një qiell i gjerë.
Kapitulli i dytë, Qarku Gangcha, na tregon sërish pasqyrën duke shëtitur mes mbetjeve të një kampi pune të themeluar po në 1958-ën. Regjisori ndalon më së fundi përpara një muri të pakapërcyeshëm.
Kapitulli i tretë nuk ka imazh. Dy këngë folklorike kazake që gumëzhijnë në erë, mbartin historinë ikjes dhe migrimit të një populli nomad.
Tre histori: të ndërtuara nga vullneti, të braktisura nga ndryshimi. Fjala “Who” e shkruar në pasqyrë, lexohet si një pyetje- por edhe si përgjigje. Era në shesh thjesht vështron.

 

Programi Edukim përmes kulturës, forum me nxënës të shkollës së mesme “Andon Zako Çajupi”.

Ku

Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi

Vendi

Kinë

Viti

2026

Zhanri

Eksperimental

Kohëzgjatje

30 min

Regji

Jun feng Yang

Skenar

Jun feng Yang

Kamera

Yan xin Wang, Jun feng Yang

Montazh

Jun feng Yang

Produksion
Kur

18 Shtator 2026, 11:30

Ngjarje të tjera

Para
Pas