ÇDO EPOKË ËNDËRRON TJETRËN

Një ëndërr, një qytet, një djalë.

Pika e fillesës për filmin 'Çdo epokë ëndërron tjetrën” është një pjesë e shkëputur nga filmi Qyteti më i ri në botë (regji nga Xhanfize Keko, 1974, Anglisht:'The Youngest City in the World') nga koha e komunizmit në Shqipëri. Në një skenë si ëndërr, një djalë ëndërron për një qytet modern, ku ecuria dhe ndryshimi përfaqësohen nga godinat dhe ndërtimet.Çdo epokë ëndërron tjetrën' trajton ndryshimet historike dhe transformimin aktual të hapësirës urbane në qytetin shqiptar të Tiranës dhe reflekton mbi fuqinë e imazheve, utopitë historike dhe bashkëkohore dhe lojën me arkitekturën.

Filmi analizon ëndrrën si hapësirë veprimi, ku mesazhet, transformimet dhe lidhjet historike e sociale midis epokave dhe sistemeve të ndryshme shkrihen me njëra- tjetrën. 'Çdo epokë ëndërron tjetrën' eksploron, gjithashtu, sesi pamja e një qyteti ndryshon me ndërrimin e pushteteve dhe sesi këto struktura shtetërore e injorojnë të mirën e përbashkët dhe publikun e gjerë. Një reflektim mbi zhvillimet demokratike, regjimet e vjetra dhe të reja, pastrimin e parave, propagandën dhe përdorimin e hapësirave publike.

Muzika: Karolina Preuschl / Animacionet: Stefanie Schwarzwimmer / Muzikë shtesë: Frank Rottmann

 

Programi Edukimi përmes kulturës, forum në shkollën e mesme “Sami Frashëri”.

Ku

Shkolla e mesme "Sami Frashëri"

Vendi

Austri

Viti

2025

Zhanri

Eksperimental

Kohëzgjatje

19 min

Regji

Johannes Gierlinger

Skenar

Johannes Gierlinger

Kamera
Montazh
Produksion
Kur

18 Shtator 2026, 11:30

Ngjarje të tjera

Para
Pas