Për dekada, siguria europiane varej kryesisht nga NATO, e nënshkruar nga Amerika. Por me Trump- in në Shtëpinë e Bardhë ekziston rreziku që SHBA të distancohet dhe ta lërë BE-në pa mbrojtësin e saj. Për të siguruar mbështetje të vazhdueshme amerikane, vendet anëtare kanë premtuar se do të rrisin deri në 5% buxhetin e mbrojtjes. Por kur vetëm 3 nga 32 anëtarët e NATO-s arrijnë deri në 3.5%, sa realiste duket kjo? A është ky – siç thotë Spanja – një synim jorealist dhe joproduktiv? Ne investigojmë kërcënimet kryesore me të cilat përballet Europa dhe analizojmë sesi mundet ajo të mbrojë më mirë veten.
Aleanca e NATO-s, e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, në rrënojat e konfliktit më vdekjeprurës që kishte parë Europa, synonte të mbronte shtetet europiane nga Bashkimi Sovjetik. Por kur ky ra në vitin 1991, nevoja për një investim të madh në fushën e mbrojtjes gjithashtu u shkërmoq. Ëndrra Europiane e një bote pa luftë dukej se po bëhej realitet, duke bërë që buxhetet të kanalizoheshin drejt shpenzimeve sociale. Mbrojtja e Europës i ishte besuar, në thelb, Amerikës.
Por sot Europa po përballet me sfidat e sigurisë më të mëdha, që pas Luftës së Ftohtë. Në Lindje, Rusia kërkon të shfrytëzojë thellimin e ndasive brenda BE-së, përmes fushatave disinformuese dhe rritjes së lëvizjeve të djathta populiste. Pushtimi i plotë i Ukrainës po i riformon kufijtë e Europës dhe kërcënon Poloninë, shtetet Balltike dhe vendet Nordike. Lufta në Lindjen e Mesme ka prodhuar paqëndrueshmëri dhe ka mundësuar lindjen e ekstremizmit. Ndërkohë, më larg, Kina përbën një rrezik politik dhe ekonomik që po afrohet.
Si mund të dalim nga kjo situatë? A kemi ne një industri mbrotje që na siguron sovranitet? Dhe çfarë nënkuptojmë me sovranitet?
Forum in cooperation with the School of Magistrates, and with the presence of the Director Olivier Toscer.








