NJË KALENDAR I PAPLOTË

Një disk pak i njohur i 1980-ës është pikënisje për filmin. “Rimë dhe këngë për OPEC-un” është një regjistrim i veçantë i korit koncertor të Universitetit Qendror të Venezuelës, për të përkujtuar 20-vjetorin e organizatës OPEC (Organizata e Vendeve të Eksportit të Naftës). I shtresëzuar me këngë dhe arkiva pothuajse të paekspozuara, filmi ekspozon naftën jo si komoditet përdorimi, por si levë politike për luftën çlirimtare në Palestinë dhe për themelimin e solidaritetit Mbarë- Arab mes viteve 1960-1970.
Kjo është pjesa e fundit e trilogjisë së filmave- esse nga Sanaz Sohrabi, që shpërfaqin marrëdhënien midis politikës ekonomike të imazheve, teknologjive arkivore dhe kulturës pamore të nxjerrjes së burimeve në Iran dhe më gjerë, në Azinë Perëndimore.

Këngët dhe arkivat e harruara tregojnë një histori të ndryshme të kalendarit politik të lëvizjeve çlirimtare të Botës së Tretë dhe luftës për sovranitetin e naftës.

Ku

Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi

Vendi

Kanada, Iran, Turqi, Venezuelë

Viti

2026

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

77 min

Regji

Sanaz Sohrabi

Skenar
Kamera

Ignacio Márquez, Omar Mohamed, Siavash Naghshbandi

Montazh

Muhammad Nour El-Khairy, Sanaz Sohrabi

Produksion

Burak Çevik, Sanaz Sohrabi

Kur

18 Shtator 2026, 18:00

Ngjarje të tjera

Para
Pas