Pavel “Pasha” Talankin është një hero ndryshe- një mësues filloreje shumë i pëlqyer rus, i njohur si mentor dhe shakaxhi, që i ofron nxënësve një strehë të sigurt në zyrën e tij. Ndërsa Rusia nis pushtimin e plotë të Ukrainës, roli i Pashës ndryshon tërësisht, teksa është skeptik ndaj makinerisë së propagandës së Putinit. I detyruar të promovojë mesazhe të detyruara shtetërore dhe i tmerruar nga shndërrimi i shkollës dhe komunitetit, ai vuan mes ndjenjës së fajit dhe pafuqisë, që e çon atë drejt rolit të informatorit ndërkombëtar.
Si videograf i shkollës, Pasha dokumenton pamje filmike private dhe ekspozuese të regjimit të Putinit, duke fiksuar ngritjen e grupeve ushtarake të fëmijëve, ligje shtypëse, nacionalizmin e flaktë dhe rekrutimin e studentëve të diplomuar si ushtarë lufte. Kur mëson se kërcënohej edhe vetë jeta e tij, Pasha planifikon një arratisje të rrezikshme nga Rusia.
Me regji nga David Borenstein dhe bashkë-regji nga Pavel Talankin, ky film i një bashkëpunimi unik është magjik dhe i gëzueshëm, sepse të hap sytë dhe të kthjellon. Zoti Askushi kundër Putinit shfaq pamje të rralla, që zbulojnë ndikimin e thellë të regjimit të Putinit në jetët e përditshme të rusëve, sidomos fëmijëve të tyre.








