FYTYRAT E LUFTËS

Në sipërfaqe është një spital si gjithë të tjerët. Por vetëm në sipërfaqe. Në qendrën mjekësore Vynnyky, në periferi të Lviv-it në Ukrainë, trajtohen ekskluzivisht të plagosurit e luftës: të gjymtuarit dhe të shpërfytyruarit. Është një vend ku rindërtimi fizik dhe psikologjik takohen me qëndresën kolektive. Në vazhdën e një marrëveshje të re midis qeverive të Ukrainës dhe Francës, kirurgët e ristrukturimit të fytyrës janë thirrur të trajtojnë ata që kanë humbur fytyrat gjatë luftës. Ky ekip, me në krye Profesoreshën Chloé Bertolus, një nga specialistet më të mira në Europë, udhëton disa herë në vit për të riparuar mishin e dëmtuar nga plumbat dhe copat e predhave të ushtrisë ruse. Filmi dëshmon ekspertizën e tyre mjekësore, dedikimin personal dhe lidhjet që krijojnë me stafin vendas dhe të plagosurit.

Ku

Kuvendi i Shqipërisë

Vendi

Francë

Viti

2025

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

66 min

Regji

Didier Cros

Skenar

Didier Cros

Kamera

Théo Ivanez, Marius Dahl

Montazh

Emmanuel Cabanes

Produksion

Zadig Productions

Kur

16 Shtator 2026, 11:00

Ngjarje të tjera

Para
Pas