I LINDUR DY HERË

Në moshën 11- vjeçare Simon Gronovski u hodh nga një tren në lëvizje i deportimeve naziste—i vetmi fëmijë që u arratis nga karvani famëkeq i 20-të nga Belgjika në Aushvic. Tetë dekada më vonë, Simoni e ripërjeton këtë akt mbijetese jo si simbol i traumës, por si një gjest i jetës. Duke përzier materiale arkivore, të vërtetat personale të ditëve të sotme véritédhe muzikën e vetë Simonit, filmi gjurmon një histori personale të formuar nga thyerja dhe qëndresa. Ai rikujton ditën kur familja e tij u arrestua, arratisjen në pyll dhe heshtjen e gjatë që pasoi. Nëna dhe motra e tij u zhdukën në Aushvic; ai nuk i pa më kurrë.

Megjithatë kjo nuk është një histori viktimizimi. Simon u bë pianist i muzikës jazz , jurist dhe folës publik. Rruga e tij e çoi drejt miqësisë së papritur me Konrad Tinel, djalin e një vullnetari nga Belgjika veriore. Së bashku, ata përballen me fajin e trashëguar dhe memorien kolektive. Lidhja e tyre, e krijuar nga anët e kundërta të historisë, kthehet në një akt të qetë pajtimi.

Filmi nuk bie pre e nostalgjisë apo monumentimit. Përkundrazi, ai lejon zërin e Simonit —herë i butë e herë i rëndë—që të shpalosë qartësi dhe hijeshi. Ai i drejtohet publikut të ri, duke këmbëngulur për rëndësinë e demokracisë, dhembshurisë dhe kujtesës në Europën e ditëve të sotme. Muzika bëhet për të rrugë kthimi tek gëzimi, një përgjigje e heshtjes nga humbja.

Me qasjen e nënkuptuar formale dhe saktësi emocionale, filmi na jep jo vetem një dëshmi të Holokaustit, por edhe një dokumentim të gjallë mbi etikën e kujtesës dhe mundësinë radikale të faljes.

Ku

Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi

Vendi

Greqi

Viti

2025

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

74 min

Regji

Stelios Kouloglou

Skenar

Stelios Kouloglou

Kamera

Xenofon Vardaros, Andreas Loukakos, Akis Adamakopoulos, Cécile Goupil

Montazh

Gogo Bebelou

Produksion

Long Run Productions

Kur

16 Shtator 2026, 18:00

Ngjarje të tjera

Para
Pas