LETËR DAVIDIT- VARIANTI I PLOTË

“Letër Davidit” është një letër personale kinematografike e kineastit Tom Shoval drejtuar David Cunio, i cili ishte marrë nga Hamasi në rajonin Nir Oz më 7 Tetor 2023 dhe është mbajtur peng në Gaza për 738 ditë. Para dhjetë vitesh, David dhe vëllai i tij binjak, Eitan, ishin aktorët e filmit debutues dhe fitues çmimesh të Shoval-it, Rini (Berlinale 2013), që kishte në thelb lidhjen e fuqishme mes vëllezërve, në një ndryshim tragjik dhe të paimagjinueshëm të fatit, që kishte lidhje me rrëmbimin. Përmes xhirimeve të paedituara, të realizuara pas skenave dhe kasetat e kinoprovave të atij filmi, regjisori Shoval krijon një dokumentar shumë-shtresor, që analizon pyetjet e thella rreth lidhjeve të pashpjegueshme mes jetës dhe kinemasë, kujtesës dhe realitetit, si dhe pasojat katastrofike të luftës.

Kur u prezantua për herë të parë në vitin 2025 në Berlinale si një "film pa mbyllje”, Shoval u betua që filmi nuk konsiderohej i përfunduar derisa David të kthehej në shtëpi. Ky "Variant i plotë" i shfaqur gjatë Berlinales së vitit 2026, mbyllet me një epilog prekës që na shfaq Davidin, Arielin dhe gjithë familjen Cunio në një fund, që të gjithë shpresonim ta shihnim.

Ku

Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi

Vendi

Izrael, SHBA

Viti

2026

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

74 min

Regji

Tom Shoval

Skenar

Tom Shoval

Kamera

Yaniv Linton

Montazh

Margarita Linton, Maya Kenig

Produksion

Green Productions, Playmount Productions

Kur

15 September 2026, 19:45

Ngjarje të tjera

Para
Pas