QARK I MBYLLUR

Dokumentari “Qark i Mbyllur” zbërthen një ngjarje të skajshme dhe përshkruan realitetin intensiv dhe të ndërlikuar izraelit, ku një çast i vetëm, mund ta kthejë rutinën e zbrazët në një ferr të pakontrollueshëm.

Dy burra ulen në një kafene të njohur në Tel Aviv. Pak çaste më vonë, ata hapin zjarr ndaj personave të tronditur që janë duke darkuar rreth tyre. Një klient kundërpërgjigjet. Të tjerët ia mbathin për t’u fshehur. Askush nuk shpëton i padëmtuar. “Qark i Mbyllur” dokumenton sulmin famëkeq terrorist në Tregun Sarona me filmime origjinale, siç janë marrë nga kamerat e sigurisë dhe intervista me të mbijetuarit që të gozhdojnë: një baba që prish agjërimin e Ramazanit me familjen e tij, një polic që shpëton pa vetëdije një nga terroristët që ikin, një vajzë që shpëton por humbet të atin dhe punëtorët e restorantit, si arabë ashtu edhe hebrenj, jetët e të cilëve ndryshojnë përgjithmonë nga takimi i tyre i papritur me vdekjen.

 

Pasuar nga një seancë pyetje - përgjigje me regjizorin.

Ku

Akademia Marubi Cinema - D5

Vendi

Izrael

Viti

2022

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

54 min

Regji

Tal Inbar

Skenar

Tal Inbar

Kamera

Nehara Malkin

Montazh

Sharon Yaish

Produksion

Tal Becher, Yoav Zeevi, Omri Uzrad, Nancy Spielberg

Kur

22 Shtator 2023, 19:05

Ngjarje të tjera

Para
Pas