PEIZASHE TË PADUKSHME

Tingëllon si kënga e një zogu dhe nuk mund të pushosh së dëgjuari. Por nuk është ashtu – janë vetëm flluska që dalin nga një akullnajë që po shkrihet. Një grup muzikantësh të pajisur me mikrofona dhe kufje të ndjeshme nisen për një eksplorim. Ata marrin rrugën për të shkuar nëpër vende të fshatrave çekë dhe islandezë, të dy të dëmtuar nga industria dhe të paprekur nga njeriu për të zbuluar dhe kuptuar zhurmën e katastrofës - tingullin e ndryshimit të vazhdueshëm klimatik, i cili në vetvete mund të jetë shumë më i bukur dhe më imagjinativ nga çka kumton ai. Ndërsa shikimi lejon që dukuritë dhe gjërat të gjithëpërfshihen në një gjendje të pandryshuar dhe në një tërësi të caktuar, të dëgjuarit na lejon të kuptojmë se si ato ndikojnë dhe bien ndesh me mjedisin e tyre. Tingulli është pasojë e një ngjarjeje që ka ndodhur në të kaluarën dhe tregon drejt një të ardhmeje që po vendoset tani, e cila mund të jetë potencialisht e pashmangshme dhe shkatërruese për ne. Nuk mund të shihet ende në peizazhet e padukshme, por – nëse e dëgjojmë me vëmendje – ajo tashmë është aty.

 

Filmi shfaqet në kuadrin e një forum në bashkëpunimin me universitetin POLIS.

Ku

POLIS University

Vendi

Republika Çeke

Viti

2022

Zhanri

Dokumentar

Kohëzgjatje

47 min

Regji

Ivo Bystřičan

Skenar

Ivo Bystřičan

Kamera

Matěj Piňos

Montazh

Šimon Špidla

Produksion

Era Productions, Czech Television

Kur

22 September 2023, 10:30

Ngjarje të tjera

Para
Pas